‘Etika’ merr vendimin, përjashtohet Berisha dhe 5 deputetë të tjerë të PD
Sekretariati i Etikës ka vendosur masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara gjatë seancës së fundit plenare në Kuvend.
Sipas vendimit të marrë pas kërkesës së paraqitur nga mazhoranca socialiste, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar për 10 ditë nga punimet parlamentare.
Masa më e rëndë është vendosur ndaj pesë deputetëve të tjerë demokratë, të cilët nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancat dhe aktivitetet parlamentare për një periudhë prej 60 ditësh. Bëhet fjalë për Blendi Himçin, Ivi Kason, Xhelal Mziun, Bledion Nallbanin dhe Albana Vokshin.
Vendimi vjen pas situatës së krijuar në seancën plenare të një dite më parë, ku përplasjet mes deputetëve dhe tensionet në sallën e Kuvendit çuan në kërkesën e socialistëve për masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



