Çështja Veliaj, ministri Gogu i kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt
Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje zyrtare lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.
Përgjigjja u është përcjellë deputetëve Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Ndërkohë, çështja nuk duket se është mbyllur me këtë përgjigje.
Ministri Gogu ka urdhëruar nisjen e një inspektimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të shqyrtuar procedurat e ndjekura në 24 transferimet e të paraburgosurve dhe të dënuarve, të kryera gjatë 11 ditëve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



