E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet baza e kanabisit në Koman, arrestohen 4 persona
Lajme

Zbulohet baza e kanabisit në Koman, arrestohen 4 persona

Sekuestrohet mbi 56 kg drogë

Një bazë e dyshuar për grumbullimin dhe përgatitjen e lëndëve narkotike është zbuluar në zonën e Komanit, në Shkodër. Policia ka sekuestruar mbi 56.7 kilogramë kanabis, të fshehura në një ambient të përshtatur për kamping në një zonë të pyllëzuar, ndërsa operacioni ka përfunduar me katër persona të arrestuar dhe një tjetër nën procedim në gjendje të lirë.

Operacioni, i koduar “Gjurmët”, është zhvilluar pas disa javësh hetimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të cilat kanë ndjekur aktivitetin e dyshuar të një grupi personash që dyshohet se merrej me transportimin dhe magazinimin e drogës.

Në pranga kanë përfunduar P. F., 45 vjeç, banues në Gomsiqe të Vaut të Dejës; M. P., 39 vjeç, banues në Dush të Vaut të Dejës; K. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe D. N., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, për A. F., 38 vjeç, banues në Gomsiqe dhe vëllai i 45-vjeçarit të arrestuar, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Transporti me automjete dhe varka, droga fshihej në pyjet e Komanit

Nga veprimet hetimore dyshohet se pesë personat bashkëpunonin për të transportuar lëndën narkotike drejt një zone të izoluar në Koman, duke përdorur automjete dhe mjete lundruese. Sipas dyshimeve të policisë, pasi mbërrinte në destinacion, kanabisi fshihej dhe përgatitej për t’u hedhur në treg.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kontrolluan një hapësirë të përshtatur për kamping, në pronësi të 45-vjeçarit P. F., si dhe automjetet që përdoreshin nga dy prej personave të arrestuar.

Kontrollet çuan në zbulimin e 10 thasëve me më shumë se 56.7 kilogramë Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet nuk konsiderohen të përfunduara. Policia po vijon punën për të zbardhur të gjitha hallkat e aktivitetit të dyshuar, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë pasur rol në këtë veprimtari.

Dosja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e procedurave ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.