Vlora Hyseni kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, do të përballet këtë të hënë me Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Seanca gjyqësore është caktuar të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa në përfundim të shqyrtimit do të vendoset nëse do të ketë ndryshim të masës së sigurisë që është aktualisht në fuqi ndaj ish-kreut të SHISH-it.
Kërkesa e paraqitur nga Vlora Hyseni do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit (GJKKO).
Në këtë seancë pritet të vlerësohen argumentet e palëve lidhur me masën e sigurisë, ndërsa vendimi i gjykatës do të përcaktojë nëse Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie apo do të ketë një ndryshim të masës së vendosur ndaj saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



