‘Ata me çizme, ti me çitjane’, komentuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën për çështjen detare me Greqinë
Pas deklaratës së kryediplomatit grek, Nikos Kotzias se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje, lumë komentesh kanë nisur në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama. Kështu, pas statusin që bëri kreu i qeverisë për të sqaruar situatën, qytetarët e kanë ‘kryqëzuar’ Ramën me komentet.
“Ata me çizme ti me çitjane. Ata falin detin ti ja u jep fshehur. Ku është ndryshimi?”, shkruan një qytetar, ndërsa Rama i kthehet: “Eh mor çun, ndryshimi është se unë çitjanet i vesh se ma do qejfi jo për t’ua hedhur ne koke te tjerëve dhe nga ana tjetër, deti nuk është pusullë nën dorë që jepet fshehur, kështu që dalë prit e shiko dhe pastaj fol, se ketë dhënien fshehur e ke me të dëgjuar nga pikërisht ata, të mjerët që meritojnë mëshirë!”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



