E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/Drogë dhe prostitucion, 50 arrestime ,  mes tyre shumë shqiptarë
Lajme

Itali/Drogë dhe prostitucion, 50 arrestime , mes tyre shumë shqiptarë

Policia italiane ka zhvilluar tre operacione kundër drogës dhe prostitucionit në veri të Italisë, në Milano, Bolonja dhe Lecco kundër organizatave kriminale të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe marokenë.

Nga operacioni janë arrestuar 50 persona; 21 persona janë arrestuar vetëm në Bolonja.

Ndër të arrestuarit ka shumë shqiptarë; droga importohej nga Maroku dhe shpërndahej në Emilia Romanja dhe Lazio.

Policia italiane konfiskoi 37 mijë euro në total. Operacioni u mbështet nga njesia e qenve antidrogë.

Hetimet u koordinuan nga Prokuroria e Milanos dhe ato bënë të mundur, përcaktimin e përgjegjësive të të dyshuarve për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.