E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen doza droge
Lajme

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen doza droge

Kontrolle të posaçme janë zhvilluar në burgun e Fierit, ku gjatë verifikimeve të kryera në ambientet e institucionit janë zbuluar doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.

Operacioni i kontrollit është realizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të verifikimeve në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Gjatë ndërhyrjes, kontrollet kanë çuar në evidentimin e lëndës narkotike hashash, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike të dhëna të hollësishme mbi sasinë e sekuestruar apo vendin konkret ku janë gjetur dozat.

Gjithashtu, mbeten të paqarta rrethanat se si lënda narkotike ka përfunduar brenda ambienteve të burgut dhe nëse pas zbulimit të saj do të ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi.

Pritet që verifikimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi mënyrën e futjes së lëndës së dyshuar narkotike në institucion, si dhe mbi personat që mund të kenë lidhje me këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.