RAMA KONFIRMON LARGIMIN E ELISA SPIROPALIT DHE PLARENT NDRECËS NGA FORUMET E PS-së
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, të cilët nuk do të jenë më pjesë e strukturave drejtuese të kësaj force politike.
Vendimi vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, ku Rama kërkoi që çështja e përjashtimit të tyre nga partia të hidhej në votim.
Megjithatë, pavarësisht largimit nga forumet drejtuese, të dy do të vijojnë të mbeten anëtarë të Partisë Socialiste.
Ishte sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ai që sqaroi se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por nuk është vendosur përjashtimi i tyre nga anëtarësia.
Në të njëjtën Asamble u vendosën edhe ndryshime të tjera në strukturat drejtuese të socialistëve, mes tyre largimi i Erion Veliajt nga drejtimi politik i PS-së në Tiranë dhe emërimi i Ervin Demos dhe Albana Koçiut si bashkëdrejtues.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



