Zjarr në Vlorë, digjet plotësisht një bar-kafe gjatë natës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, duke shkaktuar shkatërrimin e plotë të ambienteve të lokalit.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, më 26 nëntor, kur flakët kanë përfshirë biznesin dhe janë përhapur me shpejtësi, duke e kthyer atë në një objekt tërësisht të djegur.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, ky dyshim mbetet për t’u verifikuar nga grupi hetimor.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit, rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, si dhe përmasat e dëmit ekonomik të shkaktuar nga shkrumbimi i plotë i lokalit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



