E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Ku punon gruaja e Arlind Qorit? Egla Gollaj publikon CV-në pas sulmeve
Lajme

Ku punon gruaja e Arlind Qorit? Egla Gollaj publikon CV-në pas sulmeve

🇬🇧 Read in English

Egla Gollaj, bashkëshortja e kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar pas kritikave dhe sulmeve ndaj tij, ku është vënë në diskutim edhe punësimi i saj.

Përmes një reagimi publik, Gollaj ka vendosur të bëjë transparente eksperiencat e saj profesionale, duke renditur institucionet ku ka punuar gjatë më shumë se dy dekadave.

Sipas listës së publikuar prej saj, karriera ka nisur në shkurt të vitit 2005 në Ministrinë e Integrimit Europian, ku ka qëndruar deri në korrik 2014.

Më pas, nga korriku 2014 deri në prill 2017, ajo ka punuar në Këshillin e Europës, në zyrat e Tiranës dhe Prishtinës. Për periudhën prill 2017 – qershor 2026, Gollaj thotë se ka qenë pjesë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ndërsa që prej korrikut 2026 punon në Agjencinë Austriake për Zhvillim.

“Unë jam bashkëshortja e Arlind Qorit. Për herë të parë dhe të fundit po shënoj më poshtë eksperiencat e mia të punës”, shkruan ajo, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë ditë pushim mes angazhimeve profesionale.

Gollaj thekson se tri eksperiencat e fundit të punës kanë qenë të lidhura me projekte të financuara nga Bashkimi Europian, për zbatimin e të cilave, sipas saj, janë ndjekur procedurat përkatëse dhe janë respektuar detyrimet e llogaridhënies.

Ajo u është përgjigjur gjithashtu dyshimeve të ngritura për këto angazhime, duke iu referuar raporteve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.

“Asnjë cent dëm”, thekson Gollaj në reagimin e saj, duke shtuar se është krenare që qëndron në krah të bashkëshortit dhe se vijon të angazhohet për një Shqipëri më të mirë.

Postimi i Gollajt:

Unë jam bashkëshortja e Arlind Qori. Për herë të parë dhe të fundit po shënoj më poshtë eksperiencat e mia të punës:

– Shkurt 2005 – Korrik 2014: Ministria e Integrimit Evropian.

– Korrik 2014 – Prill 2017: Këshilli i Evropës (zyra e Tiranës dhe Prishtinës).

– Prill 2017 – Qershor 2026: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/UNDP.

– Korrik 2026 e në vazhdim: Agjencia Austriake për Zhvillim.

Asnjë ditë pushim nga puna në punë. Në Shqipërinë tonë nuk e kemi këtë luks.

Në tri eksperiencat e fundit, kam punuar për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Afërmendsh gjatë zbatimit janë ndjekur procedurat e BE dhe organizatave zbatuese, ndaj edhe llogaridhënia është ndaj tyre.

Nëse keni interes tjetër, përveç përsëritjes së pyetjes që i bëni Arlindit “ku të punon gruja”, përveç qytetarëve përfitues nga veriu  në jug të Shqipërisë, mund t’u referoheni raporteve të auditimit të brendshëm e të jashtëm për zbatimin e këtyre projekteve, dhe do të kuptoni suksesin e transparencën e tyre.

Asnjë cent dëm. 

Kaq.

Për të tjerat, krenare në krah të Arlindit, bashkë me shumë të tjerë, luftojmë për një Shqipëri të mirë, për çdo shqiptar që ende ka mbetur këtu, por edhe për ato që duan të kthehen.

Reagimi i saj vjen pas një incidenti gjatë protestës së 28 Nëntorit, ku Arlind Qori u përball me një qytetar, i cili e sulmoi verbalisht dhe ngriti pikëpyetje për lidhjet e tij me fondacionin Soros, duke përmendur edhe punësimin e bashkëshortes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.