Një 46 vjeçarë nga Shëngjini ka tentuar ti japë fund jetës duke u spërkatur me benzinë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e hënë ku shtetasi G.S banues në Shëngjin duke u spërkatur me benzinë, ka tentuar të vetëdigjet ku ka marrë djegie sipërfaqësore dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Për të zbardhur arsyet që quan 46 vjeçarin në këtë akt vetflijimi materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.