E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi
Bota

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një fjalim në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin. Agresoi ishte Dragan Kristic,  Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp. Teksa po e qëllonte me letra ai ka bërtitur duke thënë fjalët: “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.

Sigurimi e ka larguar nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar para ndërtesës së Universitetit. Takimi në Universitetin e Nishit ishte organizuar nga klubi serbo-amerikan i miqësisë.

“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish. (J.V/Faxweb)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.