E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzimi 1 mln euro i kryebashkiakes së Koços, Gjykata rihap çështjen korruptive të bashkisë Sarandë të kallëzuar nga KLSH
Lajme

Abuzimi 1 mln euro i kryebashkiakes së Koços, Gjykata rihap çështjen korruptive të bashkisë Sarandë të kallëzuar nga KLSH

Abuzimi 1 mln euro i kryebashkiakes së Sarandës Koka, Gjykata rihap çështjen korruptive të kallëzuar nga KLSH

Gjykata e Sarandës ka shqyrtuar dje ankimimin e KLSH-së për mbylljen e hetimeve nga prokuroria për dosjen e abuzimit me 1 mln euro nga ish-zyrtarët e Bashkisë.

Së bashku me dosjen, KLSH dorëzoi në Prokurori edhe kallëzime penale ndaj kryetares së Bashkisë dhe disa zyrtarëve të tjerë.Floriana Koka kryetarja e Bashkisë së Sarandës paditet për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit së bashku me ish drejtorin e Shërbimeve Publike dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe 2 mbikëqyrës punimesh. Së bashku këta persona në shkelje të ligjit kanë shkaktuar një dëm prej 129.4 mln lekësh.

KLSH ka bërë ankimimin në Gjykatën e Sarandës në shtator ndaj vendimit të prokurorisë për mbyllje të hetimeve.

Gjykata e Sarandës detyroi prokurorinë të rihapë dosjen.

Pas auditimit të KLSH rezulton se Kryetarja Floriana Koka në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ka bërë likuidime pagesash në shkelje të ligjit për investime të pakryera, pra punime fiktive në vlerën e 64.4 mln lekëve. Investimet e stacioniuara i takojnë dy objekteve të prokurimit për zëvendësimin e tubacionit të ujësjellësit në stacionin e Vrionit me vlerë 34 mln lekë dhe përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Hotel Butrinit deri tek Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë, para të likuiduar pesë ditë pas lidhjes së kontratës.

Ish- Drejtori i Shërbimeve Publike Pëllumb Halimi prej 6 muajsh në pension, gjatë kohës kur mbante këtë detyrë konstatohet se ka shkelur procedurat dhe ligjin për marrjen në dorëzim të punimeve të pakryera me dëm ekonomik 50.0 mln lekë.

Të paditur janë edhe Eneron Gjoni Drejtori Juridik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe Teuta Stroka me detyrë Drejtore Ekonomike në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në 3 procedurat e prokurimit publik këta zyrtarë kanë shpallur fitues Operatorët Ekonomikë të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim duke sjell një dëm ekonomik prej 481 mln lekë. KLSH për të gjitha shkeljet e konstatuar ka dërguar në Prokurorinë e Sarandës dosjen për të zyrtarët e lartë mbi të cilët rëndon vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.