E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Ja si po vidhen tokat me ndihmën e zv.ministrit…
Lajme

Denoncimi/ Ja si po vidhen tokat me ndihmën e zv.ministrit…

Vidhen tokat e shtetit në fshatin Vrinë! Ky është denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili i referohet denoncimit të qytetarit dixhital, mbi atë se çfarë po ndodh në Bashkinë e Konispolit. Në mesazh thuhet se me ndihmën e ish-kryetarit të komunës “Xarrë”, Dhimitër Kote, sot zv.ministër, janë falsifikuar dokumentet.

Denoncimi i publikuar nga ish-Kryeministri

Vidhen tokat e shtetit në fshatin Vrinë!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor jam nje fshatar nga fshati shendelli ne Bashkin konispol dua te denoncoj nje skandal qe po behet me tokat e shtetit ku disa persona nga fshati vrine me ndihmen e ish kryetarit te komunes ,,xarre,, Dhimiter Kote sot zevens minister kan fallsifikuar dokumentat e tokes ku sipas ligjit 7501 u kan ren me nje vend tjeter qe jan tok kripore, kta tani kan fallsifikuar dokumentat dhe duan ti marrin ne vend tjeter qe esht toke e mir. Por problemi ktu esht se kte toke qe prej 25 vitesh e kultivojn fshataret e fshatit shendelli pasi kta nuk kan marr toke fare pasi kta jan te ardhur nga veriu mbas 90,,, ju lutem na ndihmoni sepse jan dy fshatra qe po perleshen per dit kurse policia vjen dhe ben sehir kerkojm drejtesi kush ka shkelur ligjin te dal perpara drejtsis ,, per deri sa te zgjidhet ky problem I gjithe fshati ka vendosur qe te mos shkoj as nje femij ne shkoll duke braktisur 100 femij shkollen kerkoj nga partia demokratike te na dergoj perfaqsueset e vet qe te shikojn situaten nga afer,, ju faleminderit”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.