E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Loja e pisët: Kallëzon Dashamir Xhikën, por kursen zv. Drejtorin socialist Afrim Qendron
Publik News

Loja e pisët: Kallëzon Dashamir Xhikën, por kursen zv. Drejtorin socialist Afrim Qendron

Një ditë më parë, Ministri i Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri bëri gati dosjen për kallëzimin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika si dhe dy ish drejtues të tjerë, të gjithë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dosja e plotë ka të bëjë një auditim të brendshëm të kontratave të rrugës, Tiranë-Elbasan, ku thuhet se janë shkaktuar mbi 50 milion dollarë dëme.

Por kjo lojë e pisët e Partisë Socialiste, që vjen pas zgjedhjes së kryeprokurores së re, Arta Marku, kërkon të manipulojë publikun se zyrtarë të LSI-së janë të korruptuar.

Tpz.al mëson se kallëzimi në prokurori është vetëm një manovër politike, pasi në dosje nuk është përfshirë emri i ish zv. Drejtorit për projektet në ARRSH, Afrim Qendro, i cili vjen nga radhët e socialistëve. Tek këto kontrata abuzive për ndërtimin e kësaj rruge, është edhe firma e zyrtarit socialist, Afrim Qendros, i cili tashmë prej disa muajsh është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së.

Sipas burimeve të Tpz.al, Qendro ka firmosur vendimet që janë tek njësia e menaxhimit të projektit, kur janë bërë kontratat për rrugën Tiranë-Elbasan. Madje pak ditë më parë (10 shtator 2017), ishte vetë Qendro i cili u pyet nga gazetarët nëse ka patur abuzime financiare në këtë aks rrugor, qoftë edhe nga projektet e Bankës Botërore. “Nuk di të ketë të dhëna për humbje apo abuzime financiare” – është shprehu Qendro.

Që kur erdhi në pushtet Partia Socialiste në vitin 2013, Afrim Qendro u emërua Zv. Drejtor i Përgjithshëm për projektet në ARRSH. Prandaj, për çdo shkelje dhe abuzim ai është njësoj bashkëfajtor sa ish Drejtori i Përgjithshëm Dashamir Xhika, i cili është kallëzuar penalisht.

Por të kallëzuar janë:
1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Ndërsa Afrim Qendro jo vetëm që i ka shpëtuar kallëzimit penal, por ai është ngritur në detyrë nga Ministri i Energjisë dhe Transporteve, duke u bërë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ky është rasti më flagrant, ku nëpërmjet prapaskenave, Partia Socialiste po krijon një insinuatë se ish aleatët kanë bërë korrupsion të frikshëm, ndërsa zyrtarët e saj janë të pastër. Por në fakt është e kundërta, nëse ka patur korrupsion tek institucioni i ARRSH-së, edhe zyrtari socialist Afrim Qendro është po aq përgjegjës për shpërdorimin e fondeve publike.

Kulisat janë edhe më të rënda, kur dosja me kallëzime për ish drejtorët e LSI i shkon në tryezë një kryeprokurore të Përgjithshme, të sapo zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.