
Gazetarja e Deutche Welle i përvishet Ramës: I sheh këto shkrimet për drogën, apo rroftë turizmi

Një reportazh i zgjeruar i revistës Gjermane STERN, duket se ka hapur debat sa i përket lidhjeve të trafikut të drogës dhe politikanëve në Shqipëri.
Eshtë gazetari Jonas Breng që në artikull ndjek gjurmët e drogës nga një stacion në Frankfurt, në politikën shqiptare dhe në fund tek një njeri që ata e quajnë “Eskobar i Ballkanit”, shkruhet në artikull. Mimoza Çika, gazetare që ka punuar me Deutche Welle nga zyrat në Gjermani duket se rebelohet për këtë imazh të Shqiptarëve, dhe “inatin” e ka me qeverinë shqiptare.
Foto kryesore e artikullit është një anëtar i bandës që kontrollon cilësinë e hashashit, në një banesë në Shqipëri. Për revistën gjermane Stern ka folur edhe gazetari investigativ Artan Hoxha më pas një personazh që merret me trafik, dhe më pas një histori e gjatë për Klement Balilin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



