E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet banesa në Fushë-Krujë nga persona të maskuar, marrin para dhe një makinë
Lajme

Grabitet banesa në Fushë-Krujë nga persona të maskuar, marrin para dhe një makinë

Një grabitje më armë ka ndodhur në Fushë-Krujë gjatë natës, ku kanë marrë një shumë parash , bizhuteri dhe një makinë.

Policia njofton se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volkswagen.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale

” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.