Elbasan/Aksident i rëndë , përplasen dy makina, njëra shkatërrohet plotësisht
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të kësaj dite në qytetin e Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Automjeti AA 864 BN u përplas me një fuoristradë.

Si pasojë e kësaj përplasje mbetën të lënduar një drejtues automjeti dhe një pasagjer.
Ata u dërguan me shpejtësi në spitalin kirurgjik në Elbasan dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa të lënduarit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



