E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të rënda/ Shmangu përplasjen me autobusin, “Benzi” “hedh në ajër” dy persona
Lajme

Pamje të rënda/ Shmangu përplasjen me autobusin, “Benzi” “hedh në ajër” dy persona

Për aksidentin e rëndë që ndodhi në Elbasan ku humbi jetën 48-vjeçarja Vjollca Stoçeni janë publikuar edhe pamjet sesi ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona”- shkruan JOQ.
Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Gruaja ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur. (J.V/Faxweb)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.