Propaganda qeveritare dhe realiteti, Vlora në pritje të tharjes nga … dielli
Reshjet kanë pushuar, por kanë nxjerrë në pah atë ç’ka la përmbytja e fundit. Janë plot 150 shtëpi me prezencë uji në fshatrat e Vlorës dhe qindra hektarë tokë të përmbytura, siç shikohet edhe në fotot më poshtë.
Por nëse duhet ti besojmë njoftimeve zyrtare që vijnë nga qeveria, Vlora e ka kaluar emergjencën, ndërsa është duke u punuar në Fieri. Por siç edhe mund ta shikoni edhe vetë, uji në zona të ndryshme të Vlorës është në më shumë se 50 centimetra e vende të tjera edhe 1 metër.
Edhe pse niveli i prurjeve të lumit Vjosë ka rënë, situata vijon të jetë e rënduar në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës.
Edhe rrugët që lidhin këto fshatra janë totalisht të bllokuara nga uji.
E vetmja shprese për këta banorë që u përmbytën dy herë brenda pak kohësh është Dielli që po ndriçon sot dhe me shpresën që do të thajë edhe banesat e tyre.



© SYRI.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




