Pas Soros, ish-ekzekutivët e Google e Facebook nisin fushatën kundër rrjeteve sociale
Ish-zyrtarët e ‘Silicon Valley’, të cilët ndihmuan për të ndërtuar Google dhe Facebook dhe që i kthyen në gjigantët e teknologjisë që janë sot, po bashkojnë forcat për të sfiduar efektin “gërryes” të këtyre kompanive në shoqëri dhe për të krijuar një ‘zgjim’ kulturor.
‘Qendra për Teknologjinë Humane’, bashkëthemeluesi i së cilës është Tristan Harris, një ish-punonjës dizajni në Google, po bashkëpunon me OJF-në, ‘Media për Sens të Përbashkët’, për të treguar të vërtetën e saj rreth fushatës ‘Tech’
Në foto: Tristan Harris, një ish-punonjës dizajni në Google
Përkrahësit e qendrës përfshijnë gjithashtu Sandy Parakilas, një ish-menaxher i operacioneve në Facebook; Lynn Fox, një ish-ekzekutiv për komunikimet në Apple dhe Google; Dave Morin, një ish-ekzekutiv i Facebook; Justin Rosenstein, i cili krijoi butonin ‘Like’ të Facebook dhe Roger McNamee, një investitor i hershëm në Facebook.
Në foto: Sandy Parakilas, ish-menaxher i operacioneve në Facebook
Grupi pretendon se “shoqëria jonë po rrëmbehet nga teknologjia” dhe se gjigantët e teknologjisë po përfitojnë nga problemi.
“Ne nuk mund të presim që kompanitë që tërheqin vëmendjen e publikut, si YouTube, Facebook, Snapchat ose Twitter të ndryshojnë, sepse është kundër modelit të tyre të biznesit”, thonë pjesëmarrësit në fushatë, duke theksuar se “vëmendja jonë është masivisht fitimprurëse”.
“Këto nuk janë produkte asnjanëse. Ata janë pjesë e një sistemi të dizajnuar për të na mbajtur të varur prej tyre”.
Grupi, i cili pret që të rritet në vijim, po paraqet një ‘Libër të Llogarive mbi Dëmet’ synon inxhinierët e shqetësuar, për atë që u kërkohet të ndërtojnë. Libri do publikojë të dhëna për efektet shëndetësore të teknologjive të ndryshme dhe mënyrat për të bërë produkte, që janë më të mira për njerëzimin.
Në foto: Lynn Fox, ish-ekzekutive për komunikimet në Apple dhe Google
Disa drejtues ekzekutivë të kompanive teknologjike kanë shprehur shqetësime muajt e fundit mbi ndikimin e mediave shoqërore në shoqëri. Ish-ekzekutivi i Facebook, Chamath Palihapitiya, pranoi në dhjetor se ai ka “faj të madh” për kompaninë që ndihmoi.
“Unë mendoj se ne kemi krijuar mjete që po e copëtojnë strukturën shoqërore, për mënyrën si funksionon shoqëria,” tha ai.
Vërejtjet e tij pasuan ato të ish-presidentit të Facebook, Sean Parker, i cili zbuloi se themeluesit e dinin se po krijonin diçka që do krijonte varësi që shfrytëzonin “cënueshmërinë e psikologjisë njerëzore” që nga fillimi.
Në foto: Justin Rosenstein, i cili krijoi butonin ‘Like’ të Facebook
Facebook i është përgjigjur sulmit të ‘shtypit të keq’ duke planifikuar të ndryshojë ‘news feed’-in në mënyrë që përdoruesit të kenë “ndërveprime më kuptimplote” në platformë. Ka premtuar gjithashtu që të favorizojë burimet e lajmeve “të besueshme”, në një përpjekje për të luftuar “lajmet e rreme”.
E vërteta rreth fushatës ‘Tech’ është duke u përqendruar në ndikimin që industria e teknologjisë ka në shëndetin e fëmijëve. Ajo fillimisht do të lobojë për një ligj që do të prezantohet nga senatori demokrat Edward J. Markey, i Massachusetts, i cili do të autorizonte kërkime në këtë fushë.
Në foto: Dave Morin, ish-ekzekutiv i Facebook
Gara për të fituar vëmendjen e fëmijëve “i trajnon ata të zëvendësojnë vetëvlerësimin e tyre me pëlqimqet, inkurajon krahasimin me të tjerët dhe krijon iluzionin e vazhdueshëm të lënies pas dore”, sipas Qendrës për Teknologjinë Humane.
Efektet e mundshme të mediave sociale për fëmijët kanë qenë veçanërisht shqetësuese për teknologët e ‘Luginës së Silikonit’. Disa CEO të teknologjisë, përfshirë ekzekutivin e Apple, Tim Cook dhe bashkëthemeluesin e Apple, Steve Jobs, kanë pranuar se janë ose do të jenë të rreptë, kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë dhe të mediave sociale të fëmijëve të tyre.
E vërteta rreth fushatës ‘Tech’ shpreson të fitojë me këtë qëndrim, duke u bërë thirrje Apple, Samsung dhe Microsoft, që të zgjidhin problemin e varësisë, duke ridizenjuar pajisjet e tyre, në një mënyrë që të mos shfrytëzojë instinktet njerëzore të pambrojtura.
Fushata kundër Facebook dhe Google, vjen sulmeve të multimiliarderit George Soros, i cili në forumin e Davos-it deklaronte se Facebook dhe Google i manipulojnë përdoruesit si kompanitë e lojërave të fatit
Ai i quajti ato një “kërcënim” ndaj shoqërisë, duke thënë se kompanitë e mediave sociale manipulojnë përdoruesit ashtu siç bëjnë firmat e lojërave të fatit.
“Diçka shumë e dëmshme dhe ndoshta e pakthyeshme po ndodh me vëmendjen e njeriut në epokën tonë dixhitale. Kompanitë e mediave sociale po i nxisin njerëzit të heqin dorë nga autonomia e tyre, ndërsa fuqia për të formuar vëmendjen e publikut është gjithnjë e më e përqendruar në duart e disa kompanive.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT /Hashtag.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



