E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet kryeplaku në Korçë, rrëmbeu dhe dhunoi 19 vjeçarin
Lajme

Arrestohet kryeplaku në Korçë, rrëmbeu dhe dhunoi 19 vjeçarin

Arrestohet kryeplaku në Korçë, rrëmbeu dhe dhunoi 19 vjeçarin

Bledi Nurçe, me detyrë kryeplaku i fshatit Birnaj në Korçë është vënë në pranga e policisë pasi akuzohet për rrëmbim dhe dhunim personi.

Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledi Nurçe, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati).

Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.

Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.