Çfarë po ndodh me shqiptarët, shtohen vjedhjet e makinave dhe bizneseve
Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 1.432 vjedhje të pasurisë, me një rritje 19,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016.
Të dhënat vijnë nga raportimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Për veprën vjedhje e pasurisë, në tremujorin e katërt 2017 janë regjistruar 865 autorë, duke shënuar një rritje me 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016.
Ndërkaq, në vitin 2017 raportohen në total 3.668 autorë për veprën vjedhje e pasurisë, me një rënie me 16,7 %, krahasuar me 2016.
Në këto grup veprash penale bëjnë pjesë të gjitha ato krime që synojnë përfitimin e pasurisë së tjetrit në mënyrë të padrejtë si vjedhje automjetesh, vjedhje kompanie, lokalesh, e pronash të ndryshme, shkruan “Scan”.
Numra në rritje ka shënuar për vitin që sapo u mbyll edhe vepra penale e mashtrimit financiar. Në raport me vitin 2016, kjo vepër penale ka shënuar një rritje me 20% në vitin 2017.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në vitin 2017 janë evidentuar 687 raste të mashtrimit, nga 569 në vitin 2016.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



