E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marku tregon prangat në Fier për evazorët fiskal në sektorin e naftës, a do të guxojë të arrestojë mikun e Ramës?
Lajme

Marku tregon prangat në Fier për evazorët fiskal në sektorin e naftës, a do të guxojë të arrestojë mikun e Ramës?

Prokurorja e Përgjithshme dhe e përkohshme, Arta Marku, gjatë takimit që pati sot në prokurorinë e Fierit, për herë të parë foli për një temë ku ndërthuren vjedhje galopante dhe interesa të mëdha mes qeverisë dhe biznesmenëve afër Edi Ramës.

Ndërkohë që në media ka plasur skandali i asaj që Besnik Sulaj bëri me kompaninë Armo gjatë vitit, kompani që ju la në dorë nga kryeministri, kryeprokurorja foli sot pikërisht, për abuzimet me taksat të kompanive të sektorit të naftës dhe të gazit, ku kampion është Besnik Sulaj me kompaninë e tij offshore fantazmë.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish, duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore” , ka deklaruar dhe ka lënë porosi Marku.

Kryeprokurorja, thotë se ky evazion i madh në sektorin e naftës është bërë si pasojë e indiferencës totale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por vetë Edi Rama e “dekoroi” 3 ditë më parë kreun e këtij institucioni Vasilika Vjero, me “Bletën e Artë”.

Gjithashtu dihet edhe lidhja e tij me “Besnikun e Tajvanit”, të cilin e mbështeti edhe publikisht me gjithë shpurën e ministrave të tij, kur i dha falas kompaninë Armo, të cilën pasi e voli mirë për më shumë se 1 vit, e la edhe të mbytur me borxhe në një shumë prej 50 milion eurosh, dhe pa paguar rrogat e punonjësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.