E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Qosja zë vendin e Eduart Halimit në parlament
Lajme

Monika Qosja zë vendin e Eduart Halimit në parlament

Nuk do jetë Astrit Veliaj deputeti që zëvendëson Halimin, por një grua

Nuk do jetë Astrit Veliaj deputeti që zëvendëson Halimin, por një grua

Ndonëse e renditur e shtata në Qarkun e Beratit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, ajo pritet të marrë mandatin e ligjvënëses brenda 30 ditëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për Monika Qosjen, e cila do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë.  Qosja do të zëvendësojë kështu Eduard Halimin e dorëhequr këtë të premte. Në listën e Beratit, Eduard Halimi ndiqej nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani.

Për shkak të kuotave gjinore, mandati i ish-ministrit të Drejtësisë i kalonte direkt Juvina Janit. Por kjo e fundit, e kontaktuar nga Top Channel ka deklaruar se do të refuzojë ftesën për t’u bërë anëtare e Parlamentit shqiptar për arsye familjare.
Automatikisht mandati i kalon Monika Qosjes.

Eduard Halimi dorëzoi mandatin e deputetit këtë të premte. Siç bën të ditur edhe vetë në postimin e tij në Facebook, arsyeja se përse ish-ministri i Drejtësisë ka marrë këtë vendim është sepse do t’i përkushtohet një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një rrjet ballkanik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.