E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vonesa e pagave, rektori harron presionin e qeverisë: Shkak, akti nënligjor
Lajme

Vonesa e pagave, rektori harron presionin e qeverisë: Shkak, akti nënligjor

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, duket se ka ndryshuar mendim lidhur me arsyet e vonesës së rrogave për pedagogët, të cilët edhe pse kanë kaluar 11 ditë që nga muaj Shkurt, ata ende nuk e kanë marrë rrogën e Janarit.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, ditën e djeshme Koni tha ndër të tjera tha se mosdhënia e rrogave po bëhet për presionin ndaj pedagogëve.

Po ashtu, Koni u shpreh se për shkak të një akti nënligjor, ka bërë që ende të mos shpërndahen rrogat.

Por, kjo situatë mund të ishte shmangur, tha Koni ditën e djeshme, duke ka fajësuar direkt Bordin e Administrimit dhe Administratorin e Universitetit për mos çeljen e fondit

Ndërsa ditën e sotme përmes një emaili drejtuar atyre, duke se ka bërë një kthesë mbi arsyet se përse ka ndodhur vonesa e rrogave për pedagogët, duke përmendur vetëm arsyet ligjore.

Email-i që rektori Koni u ka dërguar anetërave të Senatit të UT-së

Të nderuar Kolegë,

Në lidhje me moskalimin e pagave të muajit Janar (nisur nga shqetësimet e disa kolegëve që më informuan), pas komunikimit me strukturat pranë MASR, ju bëj me dije se arsyeja e vonesës së pagave në të gjitha Instiutcionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri është pregatitja e një akti nënligjor që pritet të miratohet deri në mesin e javës tjetër.

Sapo të dalë ky akt nënligjor strukturat përgjegjëse do të bëjnë menjëherë veprimet për kalimin e pagave.

Ju uroj një fundjavë të mbarë.

Prof.Dr. Mynyr Koni

Rektor

Universiteti i Tiranës

Adresa: Sheshi “Nënë Tereza”, Rektorati i UT, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2228402/Fax: +355 4 22 39 81

ëëë.unitir.edu.al

Deklarata e djeshme e Konit në Facebook

Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës!

Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik.

Në këto kushte, Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marë pagat.

Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të UT nuk kanë marë pagat.

Në emër të gjithë punonjësve të UT, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vonesa-e-pagave-rektori-harron-presionin-e-qeverise-shkak-akti-nenligjor-498274/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.