E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i Kancerit në Shqipëri, për një vit 7 mijë raste të reja
Publik News

Alarmi i Kancerit në Shqipëri, për një vit 7 mijë raste të reja

Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%”.

Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%”.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim”.

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

“Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme./ Tv Klan

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.