I SHKON SMS-JA PËR PAGËN QË I KA KALUAR NË BANKË, BEFASON PEDAGOGU I NJOHUR: REFUZOJ, E PATOLERUESHME
Ditën e sotme, ministria e Arsimit njoftoi se pagat e pedagogëve të cilët nuk kishin marrë rrogën e muajit shkurt do të jepen brenda ditës së sotme.
Kreditimi i pagës u ka shkuar edhe me një sms në celular. Por, pedagogu i njohur Romeo Hanxhari e ka refuzuar këtë pagesë që siç thotë ai vjen nga tarifat e studentëve të tij.
“Unë si pedagog i UT e refuzoj pagën nëse ajo me vjen nga tarifat e studentëve të mi! E patolerueshne! Ne jemi Universitet Publik. Pagën duhet të na e paguajë Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetëm 9 paga, dhe jo 12 të tilla. Dhe thotë “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve të studenteve”. Është njesoj sikur t’u thuash mjekëve të sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacientëve”. Kjo është antikushtetuese. Une refuzoj pagën dhe protestoj!”, shkruan i revoltuar profesor Hanxhari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



