E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj e rikonstruktoi vetëm para 1 viti – Mësueses i bie suvaja në kokë
Lajme

Erion Veliaj e rikonstruktoi vetëm para 1 viti – Mësueses i bie suvaja në kokë

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Osman Myderizi’ dhe e plagosur ka mbetur mësuesja Elbarina Toshkallari, e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal ka ndodhur gjatë orës së mësimit dhe të rrezikuar kanë qenë edhe nxënësit që kanë qenë të pranishëm në orën e mësimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Shkolla ishte rikonstruktuar në gusht të vitit 2016, për të qenë gati për nisjen e vitit shkollor në muajin shtator, siç tregon një postim i Veliajt në ‘Twitter’, ku kryebashkiaku i Tiranës shkruan:

‘Nga shkolla Osman Myderizi (Labinoti) në qendër gjer te Shkolla e Bashkuar Kasallë në fshat, punë 24/7 për të kapur Shtatorin.’

Në shkollat e rikonstruktuara duhet të vendoset urgjent nga një tabelë: KUJDES! TAVANE MEDIATIKE TË NDËRTUARA NGA LALI ERI! MUND TË SHEMBEN NË ÇDO MOMENT!

Në një vend normal, sot duhet të ishin shoqëruar në prokurori, administratori i firmës, personat përgjegjës për tenderin në Bashki si edhe do të kishim marrë të paktën një ndjesë nga kryetari i bashkisë. Sepse vetëm fati e deshi që mësuesja dhe nxënësit të shpetonin…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.