E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama ju shpërdor sipas interesave të tij!
OP-ED

Edi Rama ju shpërdor sipas interesave të tij!

E nderuar Zonjë,

I nderuari Z.Ambasador,

Jam një nga mbështetëset Tuaja të orëve të para sepse besova edhe unë se do të funksiononte drejtësia!

Ju kam konsideruar Heronj të Kohës Sonë!

Por tani jam e bindur se ishte vetëm një iluzion,

kur dihet se i gjithë sistemi i drejtësisë është emëruar nga kjo elitë dhe klasë politike, e cila ka ardhur koha që të shfuqizohet

sepse hajduti nuk mund të fusë në burg hajdutin!

Bashkëpunëtori i ngushtë i z.Edi Rama ishte Sajmir Tahiri!

Për hir të Sajmir Tahirit, Edi Rama ishte gati që të burgoste të gjithë policët e ndershëm!

Bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës jeni edhe Ju zonja Vlahutin dhe Ju zoti Ambasador!

Sepse Edi Rama Ju shpërdor sipas interesave të tij!

Ju mbështesni Vettingun, shqiptarët duan Vettingun, por klasa politike me në krye Edi Ramën e ka kthyer tashmë Vettingun në një barceletë!

Kur po ndodh Vettingu?

Në dhjetorin e vitit që shkoi ?! Në janarin e këtij viti që shkoi ?!Në shkurtin e këtij viti që po shkon?!

Kur?!

Të paktën kështu perceprohet prej shqiptarëve që janë tmerrësisht të lodhur!

A e keni provuar të jetoni me nga 100 Euro në muaj ?

A e keni provuar të kaloni gjithë jetën nëpër gjyqe për një pronë të trashëguar nga stërgjyshi?

A e keni provuar të kërkoni eshtrat e të afërmëve Tuaj të pushkatuar nga diktatura dhe të mos i gjeni ende?

A e keni provuar që të takoheni me bijtë e ish-regjimit diktatorial se si ata tallen me Ju nga maja e pushtetit sikur prindërit e tyre ?

Kalojnë vitet e muajt dhe stanjacioni është kthyer në kënetë!

Kanë kaluar 27 vite tranzicion dhe Shqipëria ndodhet në këtë situatë dramatike!

Shkaktari i stanjacionit nuk është populli!

Shkaktari i stanjacionit është kjo elitë politike, ndërsa këneta perbëhet prej saj!

Pensionistët shqiptarë vuajnë genocidin e pensioneve 100 Euro për 40 vite punë!

Rinia shqiptare vuan shpërnguljen sepse nuk ka punë!

Artistët shqiptarë bëjnë jetë qeni !

Të persekutuarit vijojnë e persekutohen nga trashëgimtarët e ish-regjimit diktatorial!

Pronarët e dikurshëm kanë 27 vjet që e kanë shkuar jetën nëpër gjyqe!

Ndërkohë që pronarët e rinj të Shqipërisë janë politikanët!

Ata kanë uzurpuar pasuritë kombëtare dhe e kanë lënë popullin në mizerje!

Ju jam drejtuar publikisht, e nxitur nga emisioni i sotshëm “Koha për t’u zgjuar” i gazetarit Bashkim Hoxha!

Ata shqiptarë që flisnin si liberatorë sikur të kishin studjuar në Universitetet më të famshme të botës më trimëruan!

Veprimi im është i guximshëm, pasi kam 27 vjet që luftohem nga kjo klasë politike kriminale e cila i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë të luftojë fjalën dhe shtypin e lirë!

Nuk jam kundër Jush, jam pro Jush; nuk jam kundër Amerikës, jam me Amerikën; nuk jam kundër BE, jam për integrimin e shqiptarëve në BE; jam besimtare e lirisë, e tregut dhe iniciativës së lirë, jam besimtare e vlerave dhe parimeve të demokracisë, por në Shqipëri këto vlera janë varrosur prej kësaj klase politike!

Prandaj Ju lutem dhe Ju ftoj që ta dëgjoni emisonin e sotshëm “Koha për t’u zgjuar” , janë vetëm 30 minuta, por në këto 30 minuta do të gjeni në mënyrë sintetike vuajtjet që kanë hequr shqiptarët këta 27 vjet tranzicion!

Ju e dini se shqiptarët janë populli më amerikandashës në botë, por shqiptarët mjerisht po fillojnë ta urrejnë Amerikën sepse mendojnë se Amerika është duke mbështetur këtë klasë politike mizerabël që e ka çuar popullin në katastrofë!

Që kur zonja Hillary Clinton e vizitoi Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, atë kohë si Sekretare e Shtetit, ajo i kërkoi politikës shqiptare këto që ia kërkoni Ju! Por asgjë nuk ka lëvizur!

Përkundrazi ka vazhduar edhe më keq! Demo(n)kracia shqiptare është kthyer në një monstrum që ua nxin dhe shkatërron jetën shqiptarëve! Sistemi demokratik është kthyer në sistem të kapur dhe mafioz, shteti i së drejtës në shtet të korruptuar mafioz dhe të gjitha pasojat i vuan populli!

Shqiptarët ose duhet të mbeten pa bukën e gojës ose të marrin ikën!

Ka edhe një alternativë tjetër!

Një aktor shumë i njohur shqiptar Bujar Asqeriu i revoltuar, ditën e djeshme bëri publik një fakt rrëqethës, se si aktori i shquar Bujar Lako jetonte në një shtëpi 50 metra katrorë, ndërsa klasa politike shqiptare jeton nëpër vila milionëshe!

Shqiptarët e ndershëm jetojnë në mjerim!

Diktatura e shtypi popullin 50 vjet me dhunë dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa qeveritë e tranzicionit duke u ricikluar janë duke e shtypur me varfëri dhe padrejtësi!

Edhe varfëria është formë e genocidit tha një shqiptar në emisionin e bashkim Hoxhës, “Koha për t’u zgjuar”!

Ka ardhur “Koha për t’u zgjuar”, të gjithë bashkë shqiptarë e diplomatë, bashkë me vendet aleate, e SHBA në krye, tek të cilët shqiptarët e mbajnë shpresën!

Me nderime

Elida Buçpapaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.