Shpërthimi i tritolit në Shkodër, zbulohen arsyet e ngjarjes së rëndë
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e mesnatës në Shkodër. Burime nga policia thanë se shkak besohet se janë borxhet e djalit të pronarit të banesës.
Gjithashtu edhe konfliktet me persona të ndryshëm që ka djali, po hetohet si arsyeja që i kanë vënë tritol në garazh shkodranit.
Informacion Paraprak nga Policia:
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K është i biri i shtetasit S. K
Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



