E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot trupa e gjyqtarëve të Apelit e kryesuar nga  Marie Qirjazi a do liroje permbaruesin mashtrues Fatos Alimadhi?
Lajme

Sot trupa e gjyqtarëve të Apelit e kryesuar nga Marie Qirjazi a do liroje permbaruesin mashtrues Fatos Alimadhi?

U arrestua për mashtrim me 33 mijë euro, si po përgatitet lirimi i përmbaruesit

Vetëm pak ditë më parë u arrestua përmbaruesi Fatos Alimadhi pasi kishte tjetërsuar rreth 33 mijë euro të qytetarit A.N. duke i tjetërsuar pronën dhe duke i vjedhur shumën e eurove nga ankandi.

Qytetari i rënë pre e mashtrimit kërkon ndihmë nga mediat nga frika se mos përmbaruesi do të korruptojë gjykatën e Apelit Tiranë duke i dhënë lirinë përmbaruesit mashtrues Fatos Alimadhi, në seancën e nesërme për masën e sigurimit personal.


Letra e qytetarit drejtuar mediave për ndihmë:

I nderuar gazetar, Neser ora 09.30 datë 15.02.2018 është gjyqi në Gjykatën e Apelit Tiranë, për lënien në burg ose jo të përmbaruesit hajdut që ka tjetërsuar pronën time, me ankand mashtrim, duke i’a dhënë kreditorit, pa kaluar lekët.

Lutem për prezencën tuaj në një skandal të pritshëm për lirimin e tij. Unë denoncoj se nesër përmbaruesi Fatos Alimadhi, I dënuar me 10 vite burg, do të dalë në liri.

Relator i ceshtjes gjyqtare Marie Qirjazi. Nëse lihet i lirë ky përmbarues hajdut me 4 dosje penale paralele në Prokurorinë e Tiranës nesër nga Gjykata e Apelit pa paragjykuar drejtësinë, unë deklaroj se do t’i falë gjyqtares shumën prej 40 mijë eurosh që ka tjetërsuar përmbaruesi Fatos Alimadhi. Ju lutem më ndihmoni duke asistuar nesër me kamera në sallën e gjyqit.  Me respekt A.N. viktima e mashtrimit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.