E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mban premtimin, ‘reforma e ujit’ nis me shoqërime masive në Polici
Lajme

Rama mban premtimin, ‘reforma e ujit’ nis me shoqërime masive në Polici

Ashtu siç kishte paralajmëruar vetë kryeministri Edi rama, aksioni për “reformën e ujit” ka nisur dhe po vazhdon edhe me masa repressive duke future në lojë edhe policinë e shtetit.

Nga njoftimet që vijnë nga Ujësjellës Tiranë, ka vijuar edhe 24 orët e fundit aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit.

Si rezultat i aksionit të 15 grupeve të Task-Forcë në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjes me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës për detyrimet e prapambetura, janë verifikuar deri më tani 900 subjekte private.

Po sipas UKT-së, nga konstatimet e kryera, 15 nga rastet janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë, UKT u bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati i fundit deri më 28 shkurt për të lidhur kontratat e rregullta si dhe për të nënshkruar akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura përmes skemave të pagesës ne këste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.