E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi i kthen përgjigje Ramës për “ploncin dhe rakinë” : Nuk flliqem fare, ai është nxënësi im
Lajme

Dash Shehi i kthen përgjigje Ramës për “ploncin dhe rakinë” : Nuk flliqem fare, ai është nxënësi im

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka kthyer përgjigje Edi Ramës, në lidhje me deklaratën e tij javën e shkuar në kuvend, ku kryeministri irozioi me rakinë dhe groshën. Dashamir Shehi i ka thënë se nuk “flliqet” nga ofezat e Ramës, për sa kohë i shërben vendit.

“Ne të Tironës hamë plonca dhe groshë, por ai ha si aristokratët. Le të thotë se unë ha groshë dhe plonca. Nuk fëlliqem fare dhe mjafton që unë t’i shërbej vendit. Këto janë këlyshët e komunizmit dhe duan ta shesin Shqipërinë për interesat e tyre. Nëse këtu bëjmë batuta me plonca dhe raki, ai është nxënësi im dhe nuk duhet të merremi me këtë punë. Nuk jemi shteti i karagjozëve. Unë i bëj shërbim vendit tim, ju flisni sa të doni për punën e stomakut”- tha kreu i LZHK.

Deklarata e Ramës një javë më parë:

Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha s’duam ne investime turke, ai kur gdhihet ha pilaf e pi raki e fillon drekën me plonc e në aksham ha groshë fshin buzët me peshqir, tap dhe thotë ne jemi europionë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen s’keni faj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.