E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja cilët janë shqiptarët që tentuan të trafikonin 1 ton kanabis me gomone drejtë Italisë
Lajme

Ja cilët janë shqiptarët që tentuan të trafikonin 1 ton kanabis me gomone drejtë Italisë

Autoritetet italiane kanë identifikuar katër shqiptarë si autorë të dyshuar të trafikimit të rreth 1 ton kanabis më 29 Qershor 2017. Ata janë me iniciale K.R. 34 vjeç, F.P. 49 vjeç, G.E. 30 vjeç dhe H.K. 26 vjeç.

Këta persona, dyshohet se kanë trafikuar me gomone 915 kg drogë në Itali, sasi e cila u kap në plazhin e Porto Recanati. Ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

“Nuk kishin regjistruar asnjëherë më parë sasi të tillë të drogës në territorin tonë”, tha kryeprokurori Giovanni Giorgio duke shpjeguar detaje të operacionit “White boat”.

Sipas tij, më 29 Qershor të vitit të kaluar, gomonia e mbushur me pakot me kanabis kishte ngecur në cekëtinë dhe autorët u larguan duke braktisur mjetin lundrues.

Në bord u zbulua lënda narkotike, jelek antiplumb dhe bidona me benzinë. Shenjat e gishtave dhe provat e tjera të gjetura, bënë të mundur që hetuesit italianë të identifikonin 4 shqiptarët e dyshuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.