Ndërkohë që shpesh luajnë një “rol inovativ dhe çlirues”, kompanitë mashtrojnë përdoruesit “duke manipuluar vëmendjen e tyre” dhe “sajuar qëllimisht varësinë ” ndaj shërbimeve të tyre, shkruan Soros në faqen e internetit të opinionit ‘Project Syndicate’.
Sipas tij, të dy firmat përfitojnë nga ‘mbajtja’ e përdoruesve në faqet e tyre të internetit, duke ‘i detyruar’ të qëndrojnë aty për periudha të gjata kohore. Për shkak të madhësisë së kompanive, ofruesit e përmbajtjes duhet të “pranojnë çfarëdo kushtesh që u ofrohen”, por kjo po ndihmon vetëm Facebook dhe Google që të bëhen më fitimprurëse.

“Në të vërtetë, përfitimi i jashtëzakonshëm i këtyre kompanive është kryesisht një funksion i shmangies së përgjegjësisë – dhe pagesës – për përmbajtjen në platformat e tyre”, shkruan Soros.
“Kompanitë pretendojnë se ato thjesht shpërndajnë informacion. Por fakti që ato janë shpërndarës thuajse monopolizuese, i bën ato ndërmarrje publike dhe duhet t’u nënshtrohen rregulloreve më të rrepta, që synojnë ruajtjen e konkurrencës, inovacionit dhe qasjes së drejtë dhe të hapur”.
Soros shtoi se teksa Facebook dhe Google rriten, ato janë duke kërkuar ‘të paketojnë’ më shumë shërbime për t’u ofruar konsumatorëve. Ata “shfrytëzojnë të dhënat që kontrollojnë” dhe përdorin “çmime diskriminuese” për ta bërë këtë, shpjegoi ai.

“Ekziston një ngjashmëri midis platformave të internetit dhe kompanive të lojërave të fatit. Kazinotët kanë zhvilluar teknika për të lidhur konsumatorët deri në pikën që ata të rrezikojnë të gjitha paratë e tyre, madje edhe paratë që nuk i kanë.”
Kompanitë e mediave sociale po i “nxisin njerëzit që të dorëzojnë autonominë e tyre” me fuqinë për të formësuar vëmendjen e njerëzve “të përqendruar në duart e disa kompanive”.
Investitori paralajmëroi se këto “monopole të pasura me të dhëna IT” mund të formojnë një aleancë me shtetet autoritare, që “mund të rezultojnë në një rrjet të kontrollit totalitar, të cilën as George Orëell nuk do ta kishte imagjinuar”.
Ai tha se kjo mund të ndodhte së pari në Rusi dhe Kinën, duke shtuar se rregullatorët e BE-së janë më “largpamëse” sesa ato në SHBA ,kur bëhet fjalë për politikat sociale.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT /Hashtag.al



