Meta në paraburgim e Haradinaj “non gratta” në SHBA qelbën “demarkacionin”; Berisha-Basha s’guxuan të shkelin në Prishtinë, Thaçi dekoron Ramën e Çim Peka në mes
Më 17 shkurt Kosova festoi 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Një kurorëzim i gjithë aspiratave të shqiptarëve për të qënë në një shtet, por që sëpaku me ndërhyrjen amerikane, shqiptarët u bënë me dy shtete. Që u realizua aspirata e vjetër sa bota e shqiptarit: për të qënë i lirë, me intervenimin direkt të amerikanëve, “ëngjëllit mbrojtës” të shqiptarëve.
Nuk po i hy heqjes së flamurit shqiptar në Prishtinë, është një përpjekje për të qënë i mëvetshëm. Nuk përmendet asnjëherë ndihma dhe nderi që bën, fisniku përmend nderin që i bëjnë dhe harron atë që bën. Nuk pyetet nderi në vëllazëri, shqiptarët e Shqipërisë londineze dhe ata të Kosovës janë vëllezër. Nuk e zhbëjnë as Berisha, as Rama, as Meta, Basha jo e jo pavarësisht investigimit faktmbledhës për Serbinë bashkë me Argitën për të evidentuar krimet shqiptare ndaj serbëve. Ju garantojmë se këtë vëllazëri nuk e zhbën as Haradinaj që ishte mbyllur me 16 shkurt që në orën 17 në shtëpi dhe u desh që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ti binte “derës me shkelm” që të hynte brenda tek vëllai i tij i adhnuar Ramush.
Nuk ka konatocion negativ “rënia e derës me shkelm”, ka të bëjë me idenë se dera e vëllai hapet sido, është derë vëllai dhe s’ka nevojë për formalitete dhe ftesa. Eshtë vëllai, dhe Rama këtë bëri, ndoshta dikush ia ka sygjeruar këto gjëra, se vetë ju garantoj se nuk e di. Por e bëri. Dhe këtë vëllazëri ju garantojmë se nuk e zhbën as Halil Matoshi, këshilltari i Ramushit që është partizan i kombit kosovar, i cili përbën “quiz” me vete për tërë hapësirën mbarëshqiptare që ta gjejnë se ku ka qënë në kohën e luftës së UÇK me serbët. Kur quhet komb gjermanik Austria e filarmonisë se Vienës, e perandorisë së madhe Austro-Hungareze, Kosova do të quhet komb shqiptar për jetë të jetëve. Por e kemi gjetkë muhabetin.
Po vihet re një përpjekje e ethshme për të qënë në qendër të vëmendjes në Kosovë. Po e bën Ilir Meta që po sillet si “pordha nëpër brekë”, herë këtu e herë atje. Për të lënë përshtypjen që do të jetë ai që zhbllokoi “demarkacionin” me Malin e Zi, të cilin e qelbën bashkë me mikun e tij Ramush Haradinaj në resortin luksoz të Likes ku po pushonin bashkë. Dhe ku me jahtin luksoz të familjes Ilir-Mona futeshin mes detit që të “mos përgjoheshin nga “kaurri i mutit” Edi Rama që dhe qeverinë dhe administratën e ka mbushur me kaurrë”.
Kështu e etiketonin dy njerëzit që gati e çuan Kosovën në kolaps për kufirin me Malin e Zi dhe gati u prishën me amerikanët, ata që sollën lirinë aty dhe bënë që të gjallojë si shtet. Por dhe tu “gjallojë zorra komandatëve” që nuk lanë gjë pa vjedhur. Dhe këtë e bën Ilir Meta në prag burgu, i kanë ardhur dosjet nga Amerika përmes FBI dhe DEA-s dhe Ramush Haradinaj person ‘non gratta’ në SHBA (dikush mund të thojë se shkoi në SHBA më në fund, por ama u takua me krerët e CIA-s dhe këtë ta shpjegojë Ramushi pse).
“Liderët” e mëdhenj të kombit janë sjellë tërë ditën e 17 shkurtit në përpjekje për të krijuar përshtypjen se janë ata që zgjidhën çështjen e kufirit me Malin e Zi, duke i lëshuar sinjal Ramës se “do e zgjidhë Meta dhe kufirin detar me Greqinë”. Se janë ata që do sjellin dhe vizat për Kosovën, shumë shpejt. Dhe këtë e thotë Çim Peka miku më i ngushtë i Ilir Metës, i cili bashkë me Fahri Balliun përbëjnë “eskortën” mediatike të tij, me Arthur Zhejin që është një “sulmues” i fshehur në media. Pa llogaritur Ilir Kullën.
Paralajmërimin për këto “arritje” e jep Çim Peka. Me atë saktësinë e tij “kirurgjikale” prej ish polici, ai shkruan fillimisht në rrjetin social. “Surprizat” e Uashingtonit per Hashimin dhe si u prit Haradinaj si lideri i Kosoves në prani të Presidentit Thaci.
Ndërmjetësimi i Ilir Metës me Gjukanoviç dhe Haradinajn për demarkacionin dhe si ngeli në hije “lideri global” Edi Rama.
Të gjitha këto të pathëna që dërguan Ramën tek Batoni për të “vënë vetulla” e që “nxori edhe sytë”, në nje analizë ekskluzive tek “Syri” në oren 20.00.
Për të gjithë kolegët e Prishtinës që pyetën pse po vjen Meta kaq shpesh në Kosovë, bëhuni gati t’i gëzoheni liberalizimit të vizave”, paralajmëron pastaj ai. Dhe e bën shkrimin, s’ia vlen të cingërisësh nervat dhe ta lexosh, pasi është vështirë ta besojë dhe njeriu më naiv në botë atë që thotë njeriu i Metës në media. I cili ishte shumë i mërzitur se askush nuk po e qaste Ilir Metën. I cili ishte në kërkim të diçkaje të madhe, por që nuk arriti.
Ndërkohë që Haradinaj ishte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte, se as ambasadori amerikan nuk e takonte në Kosovë. Ndërkohë që Presidenti Hashim Thaçi, kishte dekoruar kryeministrin Edi Rama. Duke lënë Metën mënjanë. Aq më tepër që Berisha ishte në Tiranë dhe nuk guxonte të shkonte në Kosovë në ditë feste dhe grumbullimi se shqiptarët e Kosovës e dinë se si furnizoi Miloshevicin me naftë dhe armë në kohën e embargos, vrau veprimtarët kosovarë të luftës dhe UÇK. Ndërkohë që Lul Basha nuk guxon të shkelë në Prishtinë në këto ditë, kishte ikur në Budapest për një takim me autokratin kryeministër të Hungarisë Viktor Orban. Ka dhënë shumë informacione për komandantet në Serbi Luli, dhe nuk i dihej. Nuk kishte siguri as për Berishën dhe as për Bashën, kanë bërë shumë kundër Kosovës kanë shumë lumenj gjaku në kurriz. Ndaj Meta ndjehej keq, vetëm, i papërfillur keq aq sa binte në dorë të Çim Pekës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



