E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Restaurojmë urën e Shën Prodhomit, komentuesit: Edhe urat e Hoshtevës e Orgockës monument kulture ishin por i mori lumi
Lajme

Rama: Restaurojmë urën e Shën Prodhomit, komentuesit: Edhe urat e Hoshtevës e Orgockës monument kulture ishin por i mori lumi

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se këtë pranvere do të rikonstruktohet ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit në Voskopojë. Por premtimi i Ramës duket se nuk i ka gëzuar sa duhet qytetarët që i shkruajnë se dy ura të tjera monument kulture, tashmë i ka marrë lumi.

Reshjet e fundit, kanë shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane. Prurjet e rrëmbyeshme të lumit Osum kanë shkatërruar edhe harkun e mbetur të urës në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite, edhe pse me statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

Po kështu, ura 200-vjeçare e fshatit Hoshtevë në Zagorie është shembur. Objekti, monument kulture i kategorisë së parë, i ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashës, prej 15 vitesh kishte shfaqur probleme me stabilitetin e këmbëve dhe harkut kryesor, por reshjet e këtij dimri e morën me vete. Banorët kishin sinjalizuar ministren e Kulturës e cila premtoi publikisht rikonstruksionin e urës në Zagori, por restaurimi mbeti në letër, ndërsa ura historike nuk është më…

 

*Më poshtë monumentet e kulturës që nuk i kemi më. 1-Orgocka, 2- Hoshteva

*Postimi i Rames, ku shfaqet Kumbaro duke inspektuar uren ne Voskopoje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.