E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia italiane në ndjekje të shqiptarit: Transportonte kokaine me fëmijën 5 vjeç në makinë
Lajme

Policia italiane në ndjekje të shqiptarit: Transportonte kokaine me fëmijën 5 vjeç në makinë

Policia italiane e Raguzës në Siçili ka arrestuar shtetasin shqiptar H.F 24 vjeç me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë.
Në zotërim të tij janë gjetur 30 gramë kokainë si dhe rreth 350 euro cash. Në automjetin e tij ndodhej dhe një vajzë 5 vjeçare, e bija e një kushëriri të tij.
Ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit me të cilën udhëtonte shqiptari që ka shtyrë policinë e Raguzës të vihet në në ndjekje të automjetit.

Shqiptari ka shtuar shpejtësinë duke u munduar të humbasë gjurmët si dhe ka hedhur nga dritarja e automjetit rreth 12 gramë kokainë.

Pas një ndjekje prej disa minutash, 24 vjeçari shqiptar është ndaluar nga policia italiane e cila ka zbuluar se në sediljen pranë tij ndodhej një vogëlushe 5 vjeçare që qante e terrorizuar.

Vogëlushja i është dorëzuar babait të saj i cili ishte familjar i afërt me 24 vjeçarin e që pohoi se i kishte dhënë makinën e tij dhe vajzën për ta shëtitur dhe se nuk kishin dijeni mbi aktivitetin e të arrestuarit.

Kontrolli në banesën e 24 vjeçarit coi në sekuestrimin e 18 gramë të tjera kokainë si dhe instrumenta për konfeskimin e drogës.
Shqiptari i arrestuar H.F banonte prej vitesh në Raguza dhe ishte i skeduar më parë nga policia italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.