Nga 1 Prilli taksa e pasurisë, paguhet 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj
Edhe garazhet do të kenë taksë pasurie
Metoda e re e vjeljes së taksës së pronës do të përfshijë edhe personat që kanë në pronësi një garazh, apo ndërtesë që nuk është në përdorim. Vjetërsia e tyre nuk luan asnjë rol në vjeljen e kësaj takse.
Çdokush që gëzon të drejtë mbi pasuri të patundshme, nga 1 Prilli do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj.
Qeveria ende nuk ka përcaktuar se si do të vilet kjo taksë. Fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave, por tani po diskutohet edhe varianti për t’u marrë nga drejtoritë e ujësjellësit.
Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale thotë se janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.
Ministria e Financave akoma nuk e ka përcaktuar afatin e ankimimit për çdokënd që mendon se mënyra e llogaritjes së vlerës së re të tatimit është e gabuar.
Projekti është i ri, dhe implementimi i tij, sqarojnë ekspertët e financave, has vështirësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



