E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokuri i anti-mafias italiane: Në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën
Lajme

Kryeprokuri i anti-mafias italiane: Në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën

Kryeprokurori i anti-mafias italiane, Federico de Raho, ka deklaruar se në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën.

Ai e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me Kryeprokuroren Arta Marku në zyrën e kësaj të fundit.

‘Edhe në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën. Janë zhvilluar hetime të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë. Mund të them se grupet shqiptare dominojnë në Itali dhe kanë marrëveshje dhe aleanca me grupet kriminale italiane. Shqetësim i madh për Italinë mbetet trafiku i kokainës i cili drejtohet nga shqiptarët, të cilët drejtojnë gjithashtu edhe trafikun e drogërave të tjera që qarkullojnë në Itali.’- tha de Raho në deklaratën për mediat.

De Raho u pyet edhe për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, duke deklaruar se në Itali hetohen të gjithë dhe ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët.

‘Ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë objektiv luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias. Ne kemi një rregull në Itali, ligji që zbatohet në mënyre të barabartë për të gjithë qytetarët’.

Para Markut, Kryeprokurori i anti-mafias italiane, u takua edhe me ministrin e Brendshëm Xhafaj, me të cilin diskutoi për hetimet e përbashkëta mes dy vendeve dhe shkëmbimin e informacioneve të vlefshme në luftën kundër krimit të organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.