E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HARTA/ Tre qytetet me më shumë shi, sinoptikanët: Ulje e ndjeshme temperaturash, kujdes…
Lajme

HARTA/ Tre qytetet me më shumë shi, sinoptikanët: Ulje e ndjeshme temperaturash, kujdes…

Gjate nates, dy ditet ne vijim do te kene ulje te ndjeshme te temperaturave. Sinoptikanet e IGJEUM ne parashikimin e fundit meteorologjik qe kane bere, thone se reshje shiu mesatare do te kete kryesisht ne 3 qytete te vendit, ndersa bora do arrije deri ne afersi te bregdetit.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

  1. TEMPERATURAT
    Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: +1 / 7
    në vendet e ulëta: +1 / 5
    në vendet malore: – 8 / 2 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.