E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse hesht Edi Rama për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës?
Lajme

Pse hesht Edi Rama për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës?

Nga presidenti tek kryetari i opozitës dhe ministri i Brendshëm. Të gjithë e kanë përshëndetur aksionin e kapjes së 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.

Aksioni i nisur nga policitë e vendeve Gjermani-Spanjë dhe Holandë ka përfunduar në Durrës me kapjen e drogës dhe të 2 të rinjve.

Në pranga e policisë nuk ka rënë asnjë ‘peshk i madh’, por vetëm transportuesit e kamionit, të cilët edhe mund të mos kenë pasur asnjë dijeni për atë që kishin të ngarkuar.

Por ajo që bën çudi është fakti se Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera, ndryshe nga dita e djeshme që nxori foton e disa ushtarakëve që shpëtuan një jetë, sot ende nuk ka reaguar për kokainën e kapur.

Deri më tani ende Edi Rama nuk ka shkruar në Facebook e tij nuk është krenuar ende për këtë goditje të fuqishme ndaj krimit, nuk ka shkruar as ‘Bravo Çuna’, por ka heshtur. Sot Rama është marrë vetëm më dëborën.

Në mëngjes me dëborën e rënë në Tiranë dhe tani me disa borëpastruese që po hapin rrugët e që Rama i cilëson si ‘Shteti në krye të detyrës’, kur në fakt mjetet janë private.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.