Kreu i PE Juncker për Shqipërinë : Ka kriminalitet të organizuar
Për sa i përket diskutimeve për vendin tonë ai shprehet se në Shqipëri diskutimet ishin lidhur me çështjen e shtetit ligjor, lirinë e shtypit, reformat në gjyqësor, lufta kundër pastrimit të parasë së kriminalitetit të organizuar, në të gjitha këto drejtime duhet të bëhen përparime thelbësore.
“Atje duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si një artikull eksporti jashtë vendit”
Juncker gjithashtu zbuloi edhe një detaj nga vizita në Tiranë, ku sipas tij udhëheqja politike e vendit ishte më shumë e interesuar për afatet sesa për plotësimin e kritereve.
“Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me këtë ne do të japim rekomandimet tona në prill.
Por unë nuk mund ta parashikoj nga këndvështrimi i sotëm se si do të jenë këto rekomandime, sepse duhen bërë përparime thelbësore. Ne do të na duhet të verifikojmë që tani deri në prill, nëse do të ketë përparime të mjaftueshme substanciale.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



