Shuhet zjarri që ra në një pallat në Don Bosko, nga bombola e gazit
Zjarri raportohet se ka rënë në rrugën e “Muzakëve” në një apartament, sakaq nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka pasur njerëz brenda në banesë, ndërkohë që dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit.
Dy zjarrëfikëse kanë punuar dhe e kane shuar zjarrin, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



