E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lojë Pentitosh’ dhe ‘prova e zjarrit’/ Nuk po ju thonë të vërtetën mbi kokainën e Durrësit!
Lajme

‘Lojë Pentitosh’ dhe ‘prova e zjarrit’/ Nuk po ju thonë të vërtetën mbi kokainën e Durrësit!

Nuk ka asnjë dyshim që kokaina me vlerë 180 milionë dollarë dje në Durrës ka në mes një “Pentito”. Dhe që policia shqiptare ishte në provën e madhe. Më saktë, Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm me vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, kishte dje provën e jetës së tij jo vetëm politike.

Me trafikantet e drogave të rënda apo kundër tyre?

Ne shërbim të asaj që ka pas bërë vëllai i tij, apo në shërbim të asaj që kërkon detyra e lartë shtetërore? Dje ishte prova. Provë e kaluar me sukses, por që ka pasojat e saj pas. Pse Fatmir Xhafaj fillimisht falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar dhe përhapi lajmin se informacioni vinte nga Europol, antimafia italiane, DEA etj, dhe me pas i detyruar nga shefi i qeverisë mohoi deklaratën e parë duke pohuar se merita ishte vetëm e policisë shqiptare?

Pse Xhafa nuk e donte meritën për vete kur partneret ja kishin dhënë lejen për një “dekoratë” të tillë? Pse kur Fatmir Xhafa kërkoi të bënte pjese të suksesit edhe partnerët, shefi i antimafias i tha: JO Fatmir, merita është e policisë shqiptare. Ne nuk kishim dijeni?

Të gjitha këto pikëpyetje kanë vetëm një shpjegim. Kush është “Pentito” që Fatmir Xhafa kërkon ta fshehë dhe ta ruaj? Agron Xhafa? Vëllai i dënuar i ministrit për trafik ndërkombëtar droge? A shpjegon një bashkëpunim i tij me DEA apo agjenci të tjera, heshtjen e perëndimorëve për CV e familjes së ministrit të Brendshëm? A po paguan me “Pentito” familja ministrore heshtjen e ndërkombëtarëve për të shkuarën e vëllait të ministrit Xhafa?

Më qartë, a kërkoi Fatmir Xhafa të përfshinte në “suksesin” e Durrësit partneret, me qëllim fshehjen e “Pentitos” që mund të jetë dhe vëllai i tij. Në rrethe gazetarësh prej kohesh po flitet për një gjë të tillë. Si përfundim, a rrezikohet e ardhmja jo vetëm politike e familjes ministrore në rast se zulohet “Pentito”?

Edi Rama duket se këmbënguli që ministri Xhafa të ekspozohej familjarisht përballë trafikantëve që humbën 180 milion dollarë. E bëri për të marrë meritën policia shqiptare apo djallëzisht do ta ekspozojë Xhafën përballë tyre, kjo mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurtë.

Edi Rama nuk e donte më Saimir Tahirin ministër, por pasardhësin e donte një Saimir tjetër, për këtë mos kini asnjë dyshim. Xhafa për shumë arsye nuk mund dhe nuk do të jetë një Saimir në krye te rendit, por gjithsesi mbetet vëllai Agronit në krye të policisë.

“Loje Pentitosh”, që mund të çojnë në “shah mat”.

Të presim, por deri tani po ju dizinformojnë. Me ju mund të kenë sukses, me të dëmtuarit e aksionit të Durrësit jo. Ata në rastin më të mirë do të bëhen “Pentito” kundër “Pentitove familjaro-ministrore”.

Në rastin më të keq do të kemi….Urojmë të mos ndodhë…

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.