Nga vrasje me dashje në dhunë në familje, kush është i ‘forti’ i Tiranës që u vu në pranga
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 42-vjeçar, pasi atij i janë gjetur sasi të mëdha municionesh.
Siç bëhet me dije i arrestuari është Aduart Dushku, një emër i njohur nga policia, pasi ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasje me dashje.
Në momentin që është arrestuar nga policia, 42-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Ndërsa, pas kontrollit të banesës së tij, policia ka zbuluar edhe një automatik “Kallashnikov” 7.62, njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov” dhe 8 kapsolla detonatorë.
Pak muaj më parë, Gjykata e Tiranës kishte ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në atë arrest në shtëpi, masë të cilën e kishte thyer.
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Ndërsa, tani do të hetohet nga policia edhe “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



