Arrestohet një 19-vjeçar nga Kruja, pasi në bashkëpunim 3 persona të tjerë tentuan të vrasin një 29-vjeçar.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Mariglen Cara ., 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C., 30 vjeç, S.C., 25 vjeç dhe L.C., 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P., 29 vjeç, banues në Krujë.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C., S.C., dhe L.C., të cilët janë shpallur në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal”, sqaron policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



