E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETI/ META JEP SQARIME TE KOMISIONI I JASHTËM, ZBARDHEN DETAJET E TAKIMIT NË ZYRËN E PRESIDENTIT
Lajme

DETI/ META JEP SQARIME TE KOMISIONI I JASHTËM, ZBARDHEN DETAJET E TAKIMIT NË ZYRËN E PRESIDENTIT

Ka përfunduar në zyrën e presidentit dëgjesa e Ilir Metës me anëtarët e Komisionit të Jashtëm.

Anëtarët e PS janë larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërsa deputetë të opozitës kanë zbardhur disa detaje të këtij takimi.

Sipas opozitës, takimi ka i mirë dhe se qëndrimi i presidentit Meta është korrekt.

Sipas deputetit të PD, Edi Palokës, një ndër shqetësimet kryesore ishte mungesa e transparencës.

“Ramë dakord që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet detyrimit për të qëndruar në vendimin e gjykatës kushtetuese.

Shqetësimi ishte mungesa e transparencës, pse është një mungesë dhe a ka arsye për të fshehur për aq sa janë transparentë në një marrëveshje kaq të rëndësishme. Nuk ka arsye pse të moshiqet cdo hije dyshimi të ketë një grup më korrekt negociatorësh”, tha Paloka.

Nga ana tjetër, deputeti tjetër i PD, Tritan Shehu zgjidhja më e mirë është dërgimi i çështjes në Gjykatën e Hagës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.