E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Porositësit e 613 kg kokainë janë disa biznesmenë të fuqishëm ndërtimesh në Tiranë”
Lajme

“Porositësit e 613 kg kokainë janë disa biznesmenë të fuqishëm ndërtimesh në Tiranë”

Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga sekuestrimi i 613 kg kokainë në Durrës, ende nuk kemi asnjë të arrestuar të porositësve të drogës, përpos shoferit të kamionit si dhe menaxherit të kompanisë që kishte porositur ngarkesën e bananeve nga Kolumbia, ku edhe u zbulua droga.

Por, Flamur Vezaj, një gazetar i njohur i kronikës, i cili tashmë ndodhet në SHBA, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, shkruan se porositësit janë disa biznesmenë të fuqishëm ndërtimesh në Tiranë dhe Fier.

Madje, Vezaj deklaron se pas pronarit të kompanisë, Arbër Çejkut, fshihet një familjar i tij, i cili njihet si një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend në fushën e hidrokarbureve.

Po ashtu, ai thotë se porositësit e 613 kg kokaine, janë të njëjtët me personat që kishin ngritur laboratorit e ‘Xibrakës’ në Elbasan, që u zbulua disa vite më parë.

Reagimi i Vezajt:

“Xibraka 2”

613 kg kokaine nga Kolumbia!! Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne Shqiperi por edhe ne rajon! Bravo Policise dhe Doganava!!!! Por une mendoj se nje ngarkese e tille, me vlere qindra milion euro nuk niset pa nje garanci!! Atehere kush i tradhetoj, thua qeni antidroges e nuhati rastesisht apo metodat “speciale te rriskut” doganore?! Une mendoj se asnjera nga keto pasi “thashethemet” (burimet me thone) se eshte e njejta dore e biznesmeneve financues qe nuk u arrestuan edhe ne rastin “Xibraka 1”. Nuk u arrestuan pasi autoritetet gjermane nuk kishin besim te dorezonin pergjimet te pala shqiptare dhe prokuroria u mjaftua me flagrancen duke lene te lire te gjithe biznesmenet e tjere te njohur ne fushen e ndertimeve ne Tirane e Fier si dhe investitoret (pa asnje biznes) ne klube sportive ku njeri prej tyre njihet edhe si personi qe drejton kontrabanden ne dogana! E qe dyshohet se eshte personi qe tradhetoj ngarkesen! Po kush fshihet pas kompanise se bananeve te A.Cejkut qe eshte shpall ne kerkim! Kush eshte familjari i tij, pronar klubesh e karburantesh qe prej vitesh nuk bie ne sy ne fushen e trafikut te drogave te forta qe Shqiperine e perdore si tranzit drejt Holandes e vendeve tjera te BE-se te lidhur ne ortakeri me disa nga pjesetaret e bandes se shpallur te pafajshem vitet e fundit ne Shqiperi! 

Po per ortaket ne Shqiperi, po heton njeri, per ate investitorin e nje HEC-i ne vend e pronar lokalesh te njohur ne ish-bllok apo ate prane Gjykates se Tiranes dhe pronarin e nje prej resorteve te njohur ne bregdetin e Durresit!!? A thua do ta zbardh kete dosje i besuari kryesor i Adriatik Llalles tashme qe ka mbet ne krye te Krimeve te Renda B.Hajdarmataj apo do ta arkivoj si per bashkepunetoret e “Xibraka 1” ose me sakte si vrasjet e shumta ne Tropoje ku per shume kohe ishte drejtues i prokurorise! Apo edhe per faktin se ai i njeh disa nga keto te perfolurit se i ka nga zona e tij e qe pas vitit 1997 pjesetar te familjes Haklaj kane vrare disa burra te familjes se ketyre personave tashme te dyshuar ne trafikun e kokaines! E per te ju kthyer perseri “Xibrakes 1” e biznesmeneve te njohur ne vend, ku dy prej tyre kane shtuar masat e sigurise personale e te afermeve, me le te kuptohet se ketu dyshohet per tradheti e per ngarkesa te tilla trafikantet nuk te falin! Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!

#Shijojeni_suksesin#

P.S. kush eshte kompania qe solli fuçit me kokaine ne Xibrake, ne cfare data hyjne ne Shqiperi, kush i ndihmoi ne dogane…ne ditet ne vazhdim. 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/porositesit-e-613-kg-kokaine-jane-disa-biznesmene-te-fuqishem-ndertimesh-ne-tirane-506395/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.